Viti i ri shkollor, 5 mësues pozitivë me koronavirus në Elbasan

5 mësues të Elbasanit nuk kanë mundur të nisin sot vitin e ri shkollor pasi janë duke u përballur me betejën e Covid-19.

Për të mos humbur asnjë orë mësimi ata janë zëvendësuar dhe menjëherë pas shërimit do të kenë mundësi t’i rikthehen punës së tyre.

22 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në ZVA Elbasan kanë nisur sot mësimin në kushtet e veçanta të pandemisë ndërsa prindërit mes frikës gjykojnë që fëmijët nuk mund të mbeten pa u shkolluar.

Por nëse masat e sigurisë po ruhen brenda ambienteve të shkollës, jashtë dyerve të tyre gjen grumbullime masive të prindër e nxënës që duhet nuk e kanë frikë virusin në rrugë.

Pa asnjë masë sigurie ata qëndrojnë jashtë dyerve të shkollave në pritje apo përcjellje të fëmijëve.