Kur është koha e duhur të largohesh nga jeta e dikujt?

Jemi rritur me skena filmash të mbushura me ikje, të cilat shumicën e kohës janë percjellur me muzikë që na ngjallte dritherima dhe trishtim.

Shpesh ishte dikush që vraponte pas asaj që largohej, por nese rastësisht nuk shfaqej një skenë e ketillë, ne fillonim të luteshim që kjo të ndodhte. Ikjet ishin të rrufeshme, të mbushura me urrejtje

. Pothuajse gjithmonë shoqëroheshin më skena ku pajtimi ishte po kaq i rrufeshem, veç i mbushur me dashuri. Jemi rritur duke besuar se pas çdo largimi është një lutje dhe se pas çdo lutjeje ja vlenë pranimi i kerkim faljes.

Në jetën e perditshme, s’është gjithmonë kështu.

Rrallë ka drama që shoqërohen me kerkim falje rrenqethese, por kjo nuk ka rendesi. E rendesishme është të njohim rastet kur kerkim falja është pavlerë dhe largimi është i vetmi opsion .

Nese ndien se ke filluar të ecësh veç në rrugën që dikush tjetër ka projektuar për ty,

nese tkurresh kur flet dhe ndihesh pa vlerë kur heshtë,

nese lutesh për një shikim të mbushur me dashuri dhe mirëkuptim,

nese perpiqesh gjatë gjithë kohës të kuptosh, të arsyetosh, të ndryshohesh…

nese ëndrrat ke filluar t’i shohësh të largëta dhe lirinë veç kujtim,

nese ndien se je bërë e padukshme aty ku do të duhej të ishe në qënder,

nese ndien nevojë të arsyetohesh për çdo levizjë, të kerkosh falje për çdo deshirë,

nese vendimet e jetës tënde ka kohë që nuk i ke vulosur vet…

Hej,

më degjo,

është koha të largohesh!

A është e lehtë? Jo, nuk është. Por ka një stinë për gjithçka në këtë jetë – edhe stina e durimit tënd nuk duhet të zgjasë pa fund . Ti zgjedhë pranimin ose ndryshimin, për secilën situatë që të rendon shpirtin sonte. Edhe pse të kanë bërë të besosh se është teper vonë për të filluar të marrësh vendime për vetën, të kanë genjyer.

Besoj e ke kuptuar sa pak rendesi ka të vijë dikush pas teje,me miliona lutje, lule dhe muzikë trishtuese, në këmbim të lumturisë tënde të perditshme. Sepse kjo jetë mund të jetë udhëtim magjik i mbushur me shpresë në secilën situatë, nese veç i zgjedhë njerëzit e duhur në anijën tënde.

Sepse lumi është i yti,

lumturia të takon ty,

e nesermja nuk është perrallë gjithmonë

por nese ndien se, ai që ke pranë nuk është një barkën tënde, nuk është burimi yt I lumturisë dhe nuk të ndihmon të mbrohesh edhe nga djajt e mendimeve tua,

hej, është koha të largohesh.

Pa zhurmë të madhe sepse vjen një pikë, kur fjalët janë plotësisht pa vlerë. Pa e kthyer kokën prapa sepse atje nuk ke punë më. Pa frikë nga vetmia sepse ajo është ushqim i shpirtit kur krahasohet me shoqërinë e mbushur me dhimbje. Pa pendim sepse ti nuk i ke borxh askujt aq sa të të marrë në këmbim jetën…

Ti mundesh sepse kur mbyllë sytë ende të kujtohet vajza e vogël që dikur ëndërronte një tjetër jetë. Mundesh sepse ti vlenë miliona herë më shumë se çdo pikë e pritshmerisë së botës për menyrën si duhet të jetosh. Mundesh sepse lumturia nuk është privilegj, është e drejtë, është e jotja. … dhe mundesh, sepse nuk ke zgjidhje tjetër.