Dalin pamjet, ja momenti kur punonjësi i bashkisë bie nga pema dhe humb jetën

BERAT

Një 46-vjeçar ka humbur jetën paditen e djeshme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në momentin që ishte duke shkurtuar pemët që ndodhen në brigjet e Lumit Osum.

Top Channel ka nxjerrë edhe videon e momentit ku 46-vjeçari Shkëlqim Metkaj bie nga pema. Siç shihet në këtë video ai ka qenë me një motosharrë por në momentin që pema rrëzohet në tokë, 46-vjeçari humb ekuilibrin dhe bie nga lartësia.

Punonjësi i bashkisë nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.