E rëndë/ E reja humb jetën se nuk mori mjekimin e duhur, procedohen dy mjekët

Policia e Shijakut ka nisur procedim penal për dy mjekë të qendrës shëndetësore të qytetit të cilët akuzohen se nuk i dhanë mjekimin e duhur një 38 vjeçareje, e cila më pas ndërroi jetë në spital.

Kështu në bazë të provave të mbledhura nisi procedimi penal për M.S., 49 vjeç, mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, me detyrë mjeke familje në të njëjtën qendër.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.