Makina merr para në vija të bardha këmbësorin, largohet shoferi

ELBASAN

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit pasi u godit nga një makinë ndërsa ishte duke kaluar rrugën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në qendër të qytetit dhe kalimtari, ende i paidentifikuar, u përplas nga makina ndërsa po ecte në vijat e bardha.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia po punon duke zbardhur dhe kamerat e sigurisë për identifikimin dhe kapjen e tij.