Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja cilat janë shenjat më me fat për datat 3-9 gusht

Dashi: Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për ju, sidomos në aspektin personal dhe familjar. Do të arrini t’i jepni zgjidhje gjithçkaje që ju shqetëson, mjafton të keni dëshirën e mirë. Duke filluar që nga dita e hënë do të bënit mirë t’i ndërprisnit aktivitetet e lodhshme. Dy javët në vazhdim do të jenë më emocionueset dhe më të çmendurat e gjithë sezonit veror. Në këtë periudhë argëtimi do të jetë i sigurt. Surpriza të bukura  ju presin në fundjavë.

Demi: Ata që janë me pushime, do t’i shijojnë këto ditë në maksimum. Kurse ata, që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të shkëputen nga puna, do t’i shikojnë me zili fotot e postuara në rrjetet sociale të miqve të tyre. Shumë shpejt do t’ua lani hakun, por fillimisht përfitoni nga kjo javë për të mbyllur disa punë. Do të lini takime të rëndësishme dhe do të njiheni me njerëz të rinj. Mos e refuzoni ftesën e një miku, është koha për t’u argëtuar.

Binjakët: E pëlqeni gjallërinë dhe jetën mondane. Këtë javë do ta shijoni shumë jetën e natës. Mund të merrni një ftesë nga një i afërmi juaj apo nga një person që nuk e takoni prej vitesh. Me siguri që keni dëshirë t’i shijoni këto ditë të nxehta të verës buzë detit dhe duke marrë rreze dielli. Mos e lini pas dore as aktivitetin fizik. Shëtitjet në natyrë do t’ju bënin mjaft mirë. Të ardhurat do t’ju shtohen, por bëni gjithsesi kujdes me shpenzimet.

Gaforrja: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e mbarë. Ju shquheni si organizues të zotë, prandaj do të jeni të përgatitur për çdo eveniment që do të bëhet gjatë dy javëve në vazhdim. Puna do të reduktohet në maksimum. Më në fund do të keni mundësinë të shkëputeni prej saj dhe t’i kaloni pasditet siç ju  pëlqen ju. Ata që janë beqarë mund të lënë takime me njerëz të rinj në fundjavë. Mos qëndroni të mbyllur në shtëpi, por dilni të bëni shëtitje në ajër të pastër. Fati do t’ju ndihmojë në dashuri.

Luani: Ndonjëherë për të avancuar është e nevojshme të bësh një hap pas. Pritet që kjo të jetë një javë e zhurmshme. Gjithçka do t’ju shkojë mbarë si në aspektin sentimental edhe shëndetësor. Do të arrini të argëtoheni, edhe nëse nuk do të shkoni asgjëkund me pushime. Nëse do të organizoni një udhëtim, bëjini gjërat me qetësi. Puna do të vazhdojë pa probleme dhe të ardhurat do të shtohen. Çiftet do të përjetojnë sërish pasionin, për beqarët do të ketë lajme të mira.

Virgjëresha: Pritet që kjo të jetë një javë e mbushur me aktivitete, që herë-herë duket se do t’u përngjajnë aventurave. Për beqarët parashikohen takime të reja dhe pasionante. Për çiftet e sapomartuar, që kanë ndër mend të shtojnë familjen, kjo është periudha më  e përshtatshme për këtë. Në fundjavë do të përjetoni emocione të forta dhe me siguri që gjatë këtyre ditëve do të jeni në qendër të vëmendjes.

Peshorja: Ju pret një javë shumë e mbarë. Ata që prej vitesh janë të angazhuar në një lidhje, me siguri që do të marrin një propozim për martesë apo një ftesë për udhëtim. Do të ndiheni entuziastë dhe të shpërblyer. Kush është në kërkim të një aventure të rastit, duhet të marrë masa mbrojtëse. Mund ta lini këto ditë punën mënjanë apo ta reduktoni në maksimum. Edhe ju keni të drejtë që të pushoni pak. Do të përjetoni kënaqësi të shumta.

Akrepi: Yjet ju këshillojnë që t’i llogarisni mirë shpenzimet. Gjatë ditëve në vazhdim do t’ju duhet të vendosni si do t’i kaloni këto ditë të nxehta të gushtit. Është e këshillueshme që t’i planifikoni gjërat që më parë, që të mos përballeni me të papritura. Ndokush prej jush do të ketë një vizitë nga të afërmit e vet. Shmangini debatet e kota dhe merrini gjërat me qetësi. Fundja, ky ka qenë një vit i lodhshëm për ju.

Shigjetari: Kjo do të jetë një javë e ngarkuar, e mbushur me aktivitete. Nuk do të pushoni për asnjë moment, por edhe do të argëtoheni shumë. Çiftet dhe familjarët do të organizojnë udhëtime të shumta ose do të bëjnë shëtitje të gjata në netët me yje. Më ekstravagantët do të jepen me mish  e me shpirt pas aventurave. Edhe pse është një periudhë e vështirë, nuk ju pëlqen të fshiheni. Restorantet, diskotekat, kredhjet në det do të jenë aktivitetet tuaja të parapëlqyera.

Bricjapi: Më në fund do ta hidhni pas krahëve çdo problem dhe fati do të kthehet në anën tuaj. Tani keni mundësinë të shijoni këto ditë të nxehta dhe të bukura të verës. Ngjyra e bronztë e lëkurës do t’ju bëjë të dukeni të parezistueshëm dhe më joshës se kurrë. Mjaft kohë keni kaluar vetëm. Kjo është periudha më e përshtatshme për të njohur njerëz interesantë. Përzihuni me turmën, por pa e ulur vigjilencën!

Ujori: Përgatituni të kaloni ditë të nxehta, të mbushura me aktivitete. Herë-herë do të keni momente pështjellimi, por më pas gjithçka do të shkojë më së miri. Dashuria do të jetë protagoniste gjatë këtyre ditëve. Ndoshta do të takoni një ish të dashur ose do të keni një takim të zjarrtë. Do të bëni vajtje-ardhje të shumta, por mundohuni që situata të mos ju dalë nga kontrolli. Ndryshe nga disa javë më parë, ndjeni se jeni në gjendje t’i kapërceni të gjitha vështirësitë.

Peshqit: Ju presin të reja, të cilat do t’ju prekin nga afër. Do të rifitoni kohën e humbur dhe do të rimëkëmbeni. Kujdes shëndetin, ruhuni nga rrezet e nxehta të diellit, sidomos gjatë mesditës. Do të ketë ndryshime në jetën tuaj, ndoshta do të rinovoni një kontratë. Për beqarët parashikohen dashuri me shikim të parë, për çiftet e konsoliduara pasioni do të jetë në maksimum. Koha do ta tregojë se gjithçka do të shkojë më së miri.