25 të infektuar për 100 mijë banorë, ja kush janë zonat më të prekura nga koronavirusi në Shqipëri

Afro 25 të infektuar për 100 mijë banorë. Kjo është incidenca 7 ditore referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu bëhet e ditur se incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Sa i përket grupmoshave të prekura, përqindja më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.

hpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore këtë të hënë shihte sërish Tiranën si qytetin me numrin më të madh konkretisht 66 e më pas  9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.

Kryeqyteti ka aktualisht 1342 raste active me Covid-19,  ndërsa më pas ndjekin Durrësi me 302 raste dhe Shkodra me 218 raste.

COVID-19 – Statistika (3 Gusht 2020)

Testime totale            42657

Raste pozitive              5620

Raste të shëruara         3031

Raste Aktive                2417

Humbje jete             172 (Qarku Tiranë 87, Shkodër 29, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1342

Durrës                   302

Shkodër                218

Fier                       96

Vlorë                    93

Lezhë                    84

Korçë                    78

Kukës                   69

Elbasan                 54

Berat           29

Dibër           28

Gjirokastër 24