ISHP: Në shtator të gjithë shqiptarët të vaksinohen, në dimër na pret një…

Të gjithë personat që kanë kaluar Covid-19 duhet të kujdesen të kryejnë va ksinën antigrip që në fillim të Shtatorit.

Specialistët e Shëndetit Publik thonë se për shkak të virozave të stinës, qytetarët duhet të kujdesen të mos preken edhe nga virozat e tjera, ndërkohe që në vjeshtë-dimër, në Shqipëri pritet të jetë vala e dytë e koronavirusit.

“Covid e dimë që nuk lë imunitet të gjatë, ndaj dhe personat që e kanë kaluar koronavirusin, do duhet të kryejnë vaksinën”.

Për shkak të pandemisë, këtë vit janë porositur 5-fish më shumë doza vaksine. Kjo vaksinë rekomandohet për të gjithë popullatën, por më shumë për grupet e riskut, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Sipas bluzave të bardha vaksina kundër gripit nuk shkakton efekte anësore. Për herë të parë vitin që shkoi për të kryer vaksinën u përshinë edhe fëmijët e moshës 2 deri 5 vjeç, për më shumë mbrojtje.