Zjarr i madh në Devoll, ndërhyhet me mjete rrethanore

DEVOLL

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej dy ditësh masivin pyjor te Sulit.

Burime nga bashkia e Devollit bëjnë të ditur se sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme pasi vatrat kanë qenë aktive prej dy ditësh.

Mësohet se 30 forca zjarrfikëse janë angazhuar duke punuar intensivisht për izolimin e vatrave ndërsa momentalisht qëndron aktive vetëm një vatër.

Në një terren mjaft të vështirë,forcat zjarrfikëse po bëjnë të mundur izolimin e vatres aktuale me mjete rrethanore pasi në brendësi të pyllit nuk kanë mundur të depërtojnë mjetet zjarrfikse.

Nga ana tjeter, burime bëjnë të ditur se ditën e djeshme ka pasur vatra zjarri edhe në fshatin Miras,në afërsi të kufirit,por është lokalizuar dhe fikur në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse greke.