TikTok drejt mbylljes: Përbën rrezik kombëtar

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se do të ndërmarrë hapa për të ndaluar përdorimin e aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Kjo deklaratë vjen pasi shefat e shërbimit inteligjent të shtetit thanë se aplikacioni i videove i cili është në pronësi të kinezëve, përfaqëson rrezik për sigurinë e popullit.

Shumë zyrtatë të qeverisë dhe punonjësit e kompanive janë të ndaluar të shkarkojnë aplikacionin në telefonat e tyre të punës nga frika se të dhënat e tyre mund t’i transmetohen qeverisë komuniste të Kinës.

Trump tha: “Për sa i përket TikTok do ta ndalojmë përdorimin e tij në SHBA. Kam autoritetin për ta bërë këtë gjë, do ta firmos që neser”.

Ndërkaq përfaqësues të TikTok reaguan të premten duke thënë se nuk komentojmë thashethemet apo spekulimet,dhe se janë shumë të sigurt që TikTok do të vazhdojë të ketë sukses.