Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit Rama

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Rama.

Mësohet se Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj.

Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital.

Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish.

Aktualisht kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi ndodhen në shtëpinë e nënës së tyre.

Rama i jep lamtumirën nënës, ndërsa ndër rreshta shkruan:

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.”