I riu hidhet nga lartësia në Tiranë, niset me urgjencë drejt spitalit

Një 30-vjeçar është hedhur nga lartësia mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, teksa ai është dërguar drejt spitalit, por nuk dihet gjendja e tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.