Shkoi në maternitet, por u përball me situatën e pazakontë

SHBA

Nuk mund të ketë moment më të keq se lindja për të zbuluar se burri të tradhton.

Një gjinekologe turni në një spital në SHBA, dokumentoi me video reagimin e një gruaje me dhimbje lindje, e cila u përball me të dashurën e burrit, edhe ajo gati për të lindur fëmijë nga i njëjti burrë, në të njëjtin repart.

Në videon e cila është bërë virale në rrjetet sociale, dëgjohen ulërimat e grave, ndërsa gjinekologia me fytyrën e mbuluar me maskë, shikon e pafuqishme.

Gjinekologia ndodhej e ulur pranë çiftit kur gruaja u përball me të shoqin.

“Kur nëna me dhimbje lindje zbulon se e dashura e të shoqit po lind në të njëjtin repart”, shkruan mjekja e cila ndan videon, ku dëgjohen ulërimat e gruas mes dhimbjeve të lindjes.