Infektohet me koronavirus këngëtari shqiptar

Covid-19 ka infektuar dhe një tjetër artist të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtarin, Art Abazi. Ka qenë vet ai i cili nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram” ka ndarë këtë lajm me ndjekësit.

Në Instastory Abazi shkruan se pas disa problemeve shëndetësore që kishte, ditën e djeshme i është nënshtruar marrjes së tamponit ku dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjithashtu ai ka informuar ndjekësit se është izoluar në shtëpi dhe gjendja shëndetësore është e mirë.

Si shumë të tjerë edhe ai i bën thirje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat pasi vetëm kështu mund të mbrojnë veten dhe familjarët.

“Miq, pas problemeve shëndetësore nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje i’u nënshtrova testit dhe sot morra njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv në covid-19. e Rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën. Për ta mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet dhe dashuri për ju, shihemi së shpejti.”-shkruan ai.