Legjenda e Barcelonës konfirmohet me koronavirus

Trajneri i Al Sadd, Xavi Hernandez, konfirmohet pozitiv me COVID-19.

Legjenda e Kombëtares spanjolle dhe Barcelonës, e ka konfirmuar vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai tregon se është izoluar dhe do të qendrojë derisa të kalojë situata.

“Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin e ligës, u testova për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Jam mirë, po ndjek protokollin dhe do të qëndroj i izoluar deri sa ta kaloj këtë situatë. Do i bashkohem ekipet kur autoritetet do ma lejojnë. Ju përqafoj dhe shihemi shpejt në fushat e blerta”, shkruan Xavi mes të tjerash në postimin e bërë.