“Nuk kemi mundësi tjetër”, përlotet në emision këngëtari korçar

Këngëtari i njohur Devis Xherahu, ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës me muzikë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Tempora” në RTV Ora mes lotëve tregoi se dëshira e tij e madhe ishte që të bënte karrierë edhe në vendin e tij, në Shqipëri përveçse në Greqi.

Ai donte të njiheshe më parë në vendin e tij e më pas nëpër botë. Sipas tij kjo masë që ka marrë qeveria i zbon këngëtarët pa dëshirën e tyre.

Unë kam bërë karrierë rreth 11-12 vjet në Greqi dhe pasi fillova të ngrihesha aty, se u bëra dhe një person publik, mendova që të vija në Shqipëri, në vendin tim dhe ta vazhdoja aty karrierën time. Po ngrihesha andej duke mos më njohur vendi im. Thash do vij në Shqipëri, të njihem në vendin tim, pastaj të bëj karrierë nëpër botë. Janë 5 lekë më pak, por jam në vendin tim. Ky vend me këtë masë që mori, ne po na zbon. Unë nuk dua të largohem nga vendi im, do jem i fundit, si ai kapiteni i anijes. Por me këtë gjë që po bëhet ne nuk kemi mundësi tjetër.

Unë kam bërë një menaxhim të mirë të të ardhurave të mia dhe nga Greqia dhe nga këtu. Shqipëria nuk ka këngëtarë të pasur, ne nuk jemi as Micheal Jackson apo Celine Dion që të rrijmë edhe 100 vjet pa punuar”, ka thënë ai.