Vajza e Ismail Kadaresë caktohet Zv/Presidente e Kombeve të Bashkuara

Besiana Kadare do të mbajë postin e Zv/Presidentes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Vendosja në këtë post i diplomates shqiptare vjen pasi Shqipëria u caktua të mbajë përkohësisht postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së OKB-së.

Presidenti Meta tha se ky është një lajm shumë i mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion të rëndësishëm.

Kreu i shtetit i uroj suksese vajzës së Ismail Kadare në ushtrimin e kësaj detyre.

Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror.
Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë