Mjeku humbi luftën me koronavirusin, ambasada amerikane: Do të mbahet mend si hero

TIRANE

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut të Hematologjisë Arjan Pushi.

Kim shkruan se ai e dha jetën ndërsa ishte në shërbim të tjerëve dhe do të kujtohet si hero.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!”, shkruan Kim.

Pushi ndërroi jetë në spitalin Infektiv ku ishte i intubuar pasi ishte infektuar me koronavirus.