Infektohen ata që bëjnë tamponin! 5 raste me Covid në shërbimin epidemiologjik të Durrësit

Pesë punonjës të shërbimit epidemiologjik dhe kontrollit të sëmundjeve infektive në Durrës kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, duke e futur në kolaps këtë shërbim kaq të rëndësishëm në këtë periudhë pandemie.

Të martën, punonjësve u është kërkuar të shkojnë në banesat e tyre dhe të presin vendimet e mëtejshme, ndërsa është kryer dezinfektimi i ambienteve. Katër ditë më parë, rezultoi e prekur një laborante e këtij shërbimi e cila dyshohet se ishte infektuar nga bashkëshorti me profesion berber. Më pas edhe katër punonjës të tjerë rezultuan pozitiv, punonjës që janë në terren për kryerjen e testit të tamponëve.

Përveç mjekes së laboratorit dhe 3 laboranteve është infektuar dhe drejtuesi i mjetit që transporton personelin gjatë gjurmimit të rasteve në terren.

Siç e shikoni mbyllur është erdhën qëparë që bënë dezinfektimin dhe kaq.

Rastet pozitive e bëjnë të detyrueshëm vetëkarantinimin e personelit, po kjo do të krijojë probleme në testimin e popullatës në Durrës, që shënon një numër të lartë të infektuarish dhe 11 vdekje nga Covid-19 gjatë kësaj pandemie.