Greqia hap kufirin me Shqipërinë pa asnjë kusht
GREQI
Greqia konfirmoi hapjen e kufirit për të gjithë shtetasit shqiptarë pa asnjë lloj kushti.
Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas bëri të ditur se pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës do të hapen në datë 1 korrik ( ditën e mërkurë).
Sakaq pika doganore në Qafë-Botë do të vijojë të jetë e mbyllur për kalimet turistike, bën të ditur Vizion Plus.
Çdo shtetas shqiptar që dëshiron të udhëtojë drejt Greqisë për turizëm, vizita tek të afërmit dhe arsye të tjera mund të futet në vendin fqinjë pa asnjë lloj problemi.
Në total qeveria greke ka hapur 7 pika doganore, tokësore dhe detare, nga të cilët dy janë me Shqiperi, raporton Vizion Plus.
Lajmi i rendesishem vjen ne nje kohe që BE, dy dite më pare konfirmoi hapjen e kufijve ajrorë pa kushtëzim për qytetaret nga Serbia dhe Mali i Zi , vende qe kane ideks jo te larte të përhapjes së Covid-19.
Megjithate BE-ja, beri te ditur se vendet europiane mund te zgjedhin vetë të krijojne marrëdhenie te kushtezuara ose jo me shtete te ndryshme.
Greqia është një vend ku shqiptaret zgjedhin të pushojnë në shumice gjatë muajve të verës.
Në kushtet e një situate jo normale gjate ketij sezoni ku është më e vështirë të shkosh ne Turqi, Mal të Zi, Kroaci e vende të tjera europiane, shanset që të zgjedhin Greqine jane edhe më të mëdha.