E rëndë/ Kamioni bie në liqenin e Kukësit, polumbarët në kërkim të trupit të shoferit

Kukës

Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.