Sulejmani i Madhërishëm, Sulltani pëlqen një tjetër femër

Një mjéke do dërgohet pranë Nigarit për të bërë kontrollin pasi Nigari ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë së saj. Por në fakt, ajo është dërguar për të nxjérrë Nigarin që aty. Mjekja i thotë Nigarit se ajo është dërguar posaçërisht nga Ibrahimi. Në të vërtetë, ajo së bashku me Perçem Agën janë dërguar nga Hyrremi për ta marrë Nigarin që aty. Sapo dalin në bahçe dhe janë gati për t’ia mbàthur,Nigarit i fillojnë dhímbjet e lindjes ndaj dy të tjerët largohen dhe ajo mbetet e vetme.

Nga ana tjetër, në përgatitjet për lùftë ndodhet ende Ibrahim Pashai, larg sarajeve. Në tendën e tij, mes të tjerëve, bashkohet edhe kapiten Reisi. Ky i fundit i ka sjellë dhuratë një pikturë origjinale. Ajo është piktura e një femre, dhe kapiten Reisi shprehet për të se është femra më e bukur që i kanë zënë sytë ndonjëherë, ndaj e ka mbajtur me vete atë pikturë. Pas asaj deklarate, Ibrahimi e urdhëron që ta gjejnë atë femër dhe t’ia dërgojnë Sulltanit.

Sakaq, Hyrremi ndjen se Sulejmani po i largohet gjithmonë e më tepër, që pas ngjarjeve të fundit të përjetuara. Ajo bëhet gati, në mënyrën dhe formën më të bukur, për t’i shkuar në dhomë. Fillimisht Sulltani nuk ndodhet aty. Ai po vështron nga larg Firuzenë, e cila i tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj dhe mënyrën se si po bënte muzikë me një vegël muzikore. Më pas, Sulltani shkon në dhomën e tij dhe gjen Hyrremin, të cilën e dërgon mbrapsht.

Po atë mbrëmje, me urdhrin e Hatixhesë, Afifeja mbledh vajzat që duhet të dërgojë tek Sulltani për argëtim. Pasi ajo i zgjedh, Afifeja merr kërkesë të veçantë për të dërguar edhe Firuzenë me atë grumbull vajzash. Por të gjitha kanë një kusht të vendosur; të mos e flasin me askënd faktin që kanë qenë në argëtim tek Sulltan Sulejmani, pasi nuk duhet ta dijë askush. Megjithatë, Hyrremi e mëson dhe shkon tek dhoma Afifesë, në një orë të vonë, për të sqaruar një herë e mirë se ai ajo duhet ta kryejë shërbimin.