Historitë e këtyre shqiptarëve do t’ju bindin që ka edhe më keq se të mos bësh pushime fare

Çfarë mund të jetë më keq se të mos bësh pushime fare? Shumë gjëra.

1. Mbeta pa kokërr leku.

2. Dallgë të mëdha, të papritura në mes të detit, ndërkohë që lundroja me një anije turistike.

3. Isha ulur në shpinë për të marrë rreze dhe zgjidha reçipetat. Kur u ngrita, harrova t’i lidhja.

4. U helmova dhe tre ditë qëndrova shtrirë në spital. 5 ditë pushim kisha gjithsej.

5. Pashë dikë duke u mbytur, ndërkohë që shoku i tij nuk bëri asgjë.

6. Humba avionin. Akoma s’më ikën mendja nga 250 euro që pagova në minutë të fundit.

7. Më humbi valixhja. Kalova tri ditë në Paris me vetëm çantën e dorës.

8. Më erdhën periodat që ditën e parë që u nisa.

9. Më ngeci këmba poshtë pedales së varkës për një orë në mes të detit.

10. Erdhi dhe vjehrra.

11. Më humbën celësat e makinës.

12. Na i hodhën makinës benzinë në vend të naftës dhe na la në mes të natës, në mes të askundit.

13. Më humbi vëllai.

14. Gjeta ish-burrin duke më tradhtuar.

15. Autostop në Greqi. Na zbriti nga makina kur i thamë se ishim shqiptarë.

16. U goditën me armë. U bë lajm i madh nëpër media. Isha atje. Përjetova tmerr.

17. U prish makina në Llogara.

18. Më pickoi diçka në det dhe përfundova në ambulancë.

19. Hyri një hajdut në orën 3 të natës. Unë isha shtatzënë.

20. U hodha në ujë, por ishte shumë cekët. M’u bllokua qafa për 2 orë.

21. Erdhi ishi ngjitur me ne.

22. Më mori deti reçipetat.

23. Nuk do ta harroj kurrë pushimet në Velipojë para 6-7 vite. Filloi një erë shumë e fortë, sa rëra u ngrit rreth 5 m në ajër. Pishat lëviznin aq fort sa mendoje se do të rrëzoheshin. Ishte një tmerr. Dëgjoje vetëm britma njerëzish, prindërit që kërkonin fëmijët. Aty ndodhi një fatkeqësi. Një djali të vogël, rreth 11 vjeç, i ra çadra në kokë. Kushërimi im e mbajti në krahë deri spital, por ndërroi jetë. Një nga kujtimet më të tmerrshme në jetën time.

24. Rashë në puset. Isha me familjen e të fejuarit. Ua çfarë sikleti.

25. Ktheheshim nga Saranda për në Gjirokastër dhe ishim gabim me Google Maps. Kemi ecur dy orë e gjysmë në një rrugë nëpër male, në errësirë, pa linjë telefoni dhe nuk pamë asnjë këmbë njeriu rrugës. Tmerr.