Eliminimi i Skënderbeut nga Kupa, shikoni çfarë bën pas ndeshjes Dejvi Bregu

KORCE

Disa raste të shpërdoruara kanë bërë që Dejvi Bregu të dalë nga fusha i përlotur pas ndeshjes së djeshme.

Mesfushori vlonjat është ulur në një cep afër pankinës së Skënderbeut dhe ka qëndruar për disa minuta i vetëm, duke medituar.

Fotot: F.Hazisllari

Në fytyrën e Bregut është parë dëshpërim i madh pas këtij eliminimi. Ky sezon duket se është i fundit me fanellën e Skënderbeut për fantazistin, që pret të provojë një aventurë jashtë vendit.