Qershori mbyllet me reshje dhe vranësira

Diell dhe shi brenda ditës. Kjo është panorama e motit që do të na shoqërojë deri në mbyllje të muajit Qershor.

Sinoptikanët parashikojnë që java e fundit e këtij muaji të ngajsojë me një vjeshtë në mes të verës për disa qytete.

“Kthjellime gjatë mëngjesit, por që mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave kryesisht rrebeshe  afatshkurtra kryesisht në gjysmën lindore të territorit shqiptar. Vetëm Ultësira Perëndimore dhe bregdeti do të mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare”.

Pavarësisht reshjeve, temperaturat do të rriten përtej mesatares shumë vjeçare të Qershorit.

“Do të kemi rritje graduale të temperaturave duke kulmuar gjatë fundjavës me vlera termike maksimumi 36 gradë Celsius.”

Fundjava do të sjellë verën e vërtetë. Moti do të jete i kthjellët dhe temperaturat ekstremisht të larta.