Meral gjen nënën e saj pa jetë, nesër në “Lule të vetmuara”

Policia mëson vendndodhjen e Seherit por nuk arrijnë ta gjejnë në magazinë. Nazan identifikon personat që e morën. Ata nuk pranojnë të kenë kryer këtë gjë.

Mesude mëson ku ndodhet shtëpia në të cilën jeton tani Kemali. Ajo dyshon se ai e tradhëton me një femër tjetër. Meral e gjen nënën e saj pa jetë në një kosh mbeturinash.

Ajo s’u beson syve dhe shpërthen në lot. Meral sheh për herë të fundit nënën e saj. Songyl kujton mes lotësh ditën kur e pa nënën e saj dhe i jep shpresë Meralit se një ditë do takohet me Seherin sërish.

Nazan detyron Defnen të shkojë bashkë me të në funeralin e Seherit. Banu përballet me Selinin dhe e turpëron para mikeshave duke treguar se bashkëshorti i saj e tradhëton.

Mesude kërkon para nga Kemali pasi nuk gjen dot punë. Meral e përjeton me shumë dhimbje ndarjen nga jeta të nënës së saj.