Ozge Gurel dhe Can Yaman kanë filluar të xhirojnë serialin e tyre të ri

Ata janë kthyer. Ozge Gürel dhe Can Yaman kanë filluar të xhirojnë serialin e tyre të ri.

Çfti do të interpretojë në serialin më të ri, një komedi romantike e prodhuar nga Gold Film.

“Çfarë emocioni!”, shkruajti aktorja në një Insta Story në të cilën ajo etiketoi disa nga kolegët e saj në këtë projekt të ri, shkruan meganews.al.

Aktorja është rikthyer në punë plot energji dhe pas disa javësh në izolim ka dashur të ndajë lumturinë me ndjekësit e saj.

Imazhi i publikuar nga aktorja u nda edhe nga i dashuri i saj, Serkan Cayoglu, i cili i uroi asaj më të mirën.

Dy vjet e gjysmë pasi mbaroi xhirimet e Hëna e Plotë, producenti i Filmit Gold, i njëjti që qëndron pas suksesit të “Një puthje në errësirë, ka ribashkuar Can Yaman dhe Ozge Gürel përsëri në projektin e tyre të ri.

Serialit titullohet “Bay Yanlis”, një komedi romantike që pritet të fillojë nga 26 qershori si premierë në Turqi.

PROMO E SERIALIT: