“Moti del nga shinat“, vera në Shqipëri fillon me rebeshe shiu

Jemi në javën e parë të qershorit, dhe moti nuk duket shumë premtues.

Nëse do të hidhje një sy nga dritarja do të mendoje se jemi në janar a shkurt, por jo.

Mëngjesi i sotëm ka nisur me mot të mirë me diell, por në mesditë vranësirat dhe reshejt e dendura kanë pushtuar vendin.

Fundjava e gjitha parashikohet të jetë me mot të keq, erë dhe reshje shiu të dendura.

Në kryeqytet trafiku është bërë litar dhe shumë rrugë janë bllokuar.