Librazhdi vetëm një rast, rezultojnë negativë tamponët e marrë ditën e djeshme

Librazhdi vijon të ketë vetëm një rast aktiv me Coivid-19.

Puna ka vijuar për gjurmimin dhe testimin e personave që kanë patur kontakt të ngushtë me të infektuarin.

Ditën e djeshme janë testuar përsëri rrethi famijar i pacientit, ku pas përsëritjes kanë dalë negativë.

Me anë të një postimi në Facebook, drejtori i Spitalit Librazhd Bledi Hima ka qetësuar qytetarët duke informuar se:

Njoftim!
Pas perseritjes se tamponeve te rrethit familjar te pacientit qe u konfirmua me Covid19 ne Librazhd, te gjithe tamponet kane rezultuar negativ.
Fundjave te mbare dhe sherim te shpejte pacientit 🤲🏻😁