11-vjeçari shqiptar mahnit anglezët me violinë, mbledh 1 mijë paund për mjekët

BRITANI E MADHE

Thomas Ormond, i cili jeton në West Hill, ka ndërmarrë një iniciativë të bukur duke organizuar shfaqje me violinë nga ballkoni i shtëpisë së tij, në shenjë falenderimi për stafin mjekësor që punojnë në vijën e parë të koronavirusit

Ai është ndjekur me interes nga fqinjët në kopshtet e tyre dhe të pranishmit virtualë në Zoom, përfshirë miqtë dhe familjen e tij.

Nxënësi në klasë të 6 nga Shkolla Hall në Belsize Park, tha se kjo ishte diçka e bukur dhe kishte menduar të mblidhte një shumë modeste parash për NHS.

Ai u shpreh:

Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që po e bëj këtë dhe duke ju falënderuar NHS.

Gjithashtu edhe nëna e tij u shpreh mjaft entuziaste për veprimin e të birit dhe tha se ndihej krenare që ai po përdor kohën dhe aftësitë e tij, për të bërë diçka të mirë dhe për të lidhur njerëzit.