Rëndohet bilanci, ndërron jetë një tjetër person me koronavirus në Shqipëri

TIRANE

Një 64-vjeçare nga Tirana e infektuar me COVID-19 humbi jetën pasditen e së shtunës duke rënduar bilancin nga pandemia në 32 të vd.ekur.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 64-vjeçarja ishte shtruar prej 3 javësh në spital dhe prej 4 muajsh vuante edhe nga limfoma e trurit.

Kështu pas 24 ditësh pa viktima, pandemia e COVID-19 merr një tjetër jetë në Shqipëri.

Viktima e fundit e prekur nga infeksioni ishte një 71-vjeçar nga Shkodra, i cili vdiq më 29 prill.

Sipas statistikave zyrtare 91 për qind e viktimave ndër pacientët me COVID-19 në Shqipëri kanë qenë të moshës mbi 60-vjeç dhe vetëm 32 për qind gra.