Hëna e re kaloi tek Binjakët dhe të gjitha shenjat u çoroditën, po tani ç’pritet të ndodhë?

Nëse e keni ndier veten nën presion gjatë këtyre javëve që kanë kaluar, nuk është çudi: tre planete janë vendosur në prapavijë.

Por dje, 22 maj, Hëna e re do të takohet me Diellin në shenjën e Binjakëve duke dhënë kështu Hënën e re të këtij muaji – dhe kjo është një lehtësim për të gjitha shenjat:

“Kjo Hënë e re do t’u japë më shumë hapësirë dhe dritë të gjitha shenjave të Zodiakut, është një frymëmarrje dhe ajër…” – thotë astrologia e Astrology.com dhe Horoscope.com, Narayana Montúfar.

Hëna e re, shpeshherë sinjalizon fillime të reja, duke i dhënë jetës suaj një rifreskim. Sinqerisht, kemi nevojë të gjithë për këtë apo jo? Me pandeminë e koronavirusit që vazhdon akoma dhe moti që po bëhet më i ngrohtë, të gjithë kemi filluar të ndihemi pak të shqetësuar edhe në karantinën tonë. Një Hënë e re te Binjakët do të na mbushë me ide të reja, mendje të reja dhe mënyra të reja për t’iu afruar situatave në të cilat gjendemi.

“Ditët që e pasojnë Hënën e re janë ideale për t’u angazhuar për të mësuar diçka të re”,- thotë Montúfar. Hëna e re krijon një shteg te asteroidi Juno, perëndeshën e martesës. Po shumica e planeve të dasmave janë ende në pritje për shkak të pandemisë. Megjithatë, kjo ngjarje kozmike është akoma një kohë e mirë që çiftet të flasin për planet e tyre të ardhshme, si dhe ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin”, shpjegon Montúfar.

“E vetmja gjë për të cilën duhet të kujdeseni gjatë kësaj Hëne të re është prania e Marsit, i cili po formon një hapësirë “zemërimi” me këtë Hënë”,– shton Montúfar. Emocionet mund të rriten, kështu që mund të mos jetë koha për të shfaqur ndjenja negative ose konfuze.