Skandali/ Komuniteti mysliman i hapi xhamitë, Rama i “mbyll”

Edhe pse të gjitha xhamitë janë hapur në vendin tonë, qeveria ka vendosur me një urdhër të çuditshëm të bllokojë edhe këtë fundjavë.

Të shtunën lëvizja do të jetë e segmentuar për pensionistët, teksa e diela në izolim total.

Nuk dihet arsyeja se përse qeveria ka marrë këtë vendim, edhe pse gjatë gjithë javës është lejuar lëvizja e lirë.

Besimtarët myslimanë kanë shprehur indinjatë të madhe në rrjetet sociale, teksa falja e Bajramit besohet se është arsyeja kryesore pse Rama ka marrë këtë vendim.

Askush nuk do mundet të falë Bajramin, një nga festat më të rëndësishme për fenë Islame.

Mbetet për  tu parë nëse besimtarët do të ndjekin rregullat e qeverisë.