Portokalli ikën nga Top Channel? Reagon Altin Basha

TIRANE

Ditën e sotme u përfol në media se spektaklin e humorit “Portokalli” nuk do ta shohim më në Top Channel dhe se do të transferohet në Abc Neës me titull “Mandarina”.

Zërat nisën pasi regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha u pa në ambientet e Abc News.

Pas këtyre lajmeve, Basha ka reaguar në një intervistë për “Panorama plus”, ku tregon se oferta ka patur nga televizionet e tjera, por “Portokallia” do të vazhdojë në Top Channel.

E vërteta është se kam shkuar në ABC News për të bërë një intervistë për Teatrin.

Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me ABCNews për shkak të thashethemeve që janë përhapur. 

Oferta ka gjithmonë.

Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë.

Aktorëve u kërkohet.

Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera.

Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë.

Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal“, është shprehur Basha.