U pa në mes të protestuesve, Stresi sërish probleme me policinë

Ditën e djeshme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbajti një protestë si formë reagimi pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në protestë morën pjesë grupe të ndryshme nga shoqëria civile, qytetarë si dhe anëtarë të opozitës.

Ditën e sotme bëhet e ditur se lidhur me këtë protestë, që cilësohet si e paligjshme, janë proceduar artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa si dhe Stresi.

Artistët dhe Stresi janë proceduar për bllokim rruge dhe moslejimin e kalimit të automjeteve.