Merr fund pritja, ja kur fillon Serie A

ITALI

Pas Bundesligës, La Ligës dhe remier League, duket se edhe Seria A ka zgjedhur datën përfundimtare kur do rinisë kampionati.

Sipas raportimeve nga Italia, ekipet do të zbresin përfundimisht në fushën e lojësë datën 13 qershor.

Pas shumë debateve të mëdha në lidhje me rifillimin dhe mënyrën sesi do të procedohet në rast se një futbollist del i infektuar, fati i sezonit aktual ka marrë një drejtim tashmë.

Stërvitjet individuale filluan që më 3 maj, ato në grup pritet të nisin në datën 18 maj, ndërsa sezoni në datë 13 qershor.

Gjithsesi vendimi për karantinën e gjithë ekipit në rast të një lojtari të infektuar mbetet në fuqi dhe kjo mund të sjellë një situatë kaotike për kampionatin del i infektuar.

E rëndësishme është që gjithë tifozët e ekipeve të Serisë A, e kanë tashmë një datë kur do ulen para TV për të parë futbollin e Serisë A, pasi normalisht ndeshjet do luhen pa tifozë dhe me stadiume të mbyllura.