TikTok parakalon Instagramin, programi më i përdorur i momentit

TikToku po triumfon mes të lindurve në mijëvjeçarin e ri dhe popullariteti i tij po shpërthen, duke lënë pas edhe aplikacione të tjera, si Instagrami për shembull.

Veçanërisht tani, gjatë pandemisë së koronavirusit, TikTok po regjistron gjithnjë e më shumë përdorues e madje edhe yjet e Instagramit po i drejtohen atij. Në kohën kur shumëkush e ka gjetur veten të izoluar brenda mureve të shtëpisë së tij, për shkak të pandemisë, aplikacioni ka ardhur si një mënyrë e mirë për të kaluar kohën.

Vetëm muajt e fundit, qindra e miliona njerëz në të gjithë botën kanë shkarkuar aplikacionin e videove të shkurtra, ndërsa SHBA, Evropa dhe shtete të tjera në botë kanë imponuar rregulla strikte për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Për shumë njerëz aplikacioni është bërë një formë argëtimi dhe largimi nga të gjitha lajmet e zymta mbi virusin dhe pasojat e tij në jetë njerëzish dhe ekonomi.

Vetë TikTok, ka ditur ta kapë momentin duke ardhur me hashtagë si “#HappyAtHome,” që ka bërë që shumë përdorues të shtrëngojnë edhe prindërit e tyre të bëjnë video në TikTok. Po ashtu, ai promovon përmbajtje live stream. Dhe nga janari në mars, TikTok është shkarkuar 315 milionë herë, sipas Sensor Tower.

Është një sasi që kompania analitike thotë se ia kalon çdo aplikacioni tjetër për një periudhë të ngjashme. TikTok tani ka në total 2 miliardë downloads, duke dyfishuar totalin e tij në vetëm 15 muaj. Dhe kompania po fiton edhe mes përdoruesve më tradicionalë të rrjeteve sociale. Por, suksesi i startup-it me qendër në Pekin, ka qenë i jashtëzakonshëm edhe në Kinë gjatë pandemisë dhe tani kompania shpreson të rritet dhe të shndërrohet në një prodhues parash në të ardhmen…

PARIS, FRANCE – MARCH 05: In this photo illustration, the social media application logo, Tik Tok is displayed on the screen of an iPhone on March 05, 2019 in Paris, France. The social network broke the rules for the protection of children’s online privacy (COPPA) and was fined $ 5.7 million. The fact TikTok criticized is quite serious in the United States, the platform, which currently has more than 500 million users worldwide, collected data that should not have asked minors. TikTok, also known as Douyin in China, is a media app for creating and sharing short videos. Owned by ByteDance, Tik Tok is a leading video platform in Asia, United States, and other parts of the world. In 2018, the application gained popularity and became the most downloaded app in the U.S. in October 2018. (Photo by Chesnot/Getty Images)