Pasojat e karantinës: 63% e italianëve me ankth, stres dhe depresion

ITALI

Në një kohë që tani vendi ka “rinisur” jetën ndonëse me disa kufizime dhe mbi të gjitha distancim social, duket se pasojat që ka lënë pas mbyllja totale gati dymujore në Itali ka dhënë pasoja edhe tek shëndeti mendor.

Të dhënat e fundit të bëra publike nga Këshilli Kombëtar i Urdhërit të Psikologeve në Itali tregon qartazi sesa të stresuar dhe të goditur në shëndetin mendor janë qytetarët nga Covid 19.

Sipas anketimeve të kryera gjatë kësaj kohe, del se 63% e tyre e konsiderojne veten ndjeshëm të stresuar ndërsa 43% thonë se maksimalisht të stresuar.

Një pjesë e madhe e të anketurarve deklarojnë se kanë kaluar ankth dhe gjendje depressive si pasojë e mbylljes 2 mujore.

Faktoret e kësaj gjëndje mentale vec mbylljes brenda në shtëpi janë edhe rreziku për humbjen e punës, frika nga sëmundja etj.