Facebook paralajmëron përdoruesit rreth koronavirusit

Tjetër masë e Facebook ndaj koronavirusit.

Facebook do të fillojë të dërgojë njoftime për përdoruesit që kanë reaguar ndaj postimeve që përmbajnë dezinformim “të dëmshëm” lidhur me koronavirusin.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kompania të enjten, raporton The Guardian.

Politika e re vlen vetëm për dezinformata që Facebook i konsideron të ndikojnë negativisht te qytetarët duke shkaktuar “dëm të menjëhershëm fizik”, siç janë pohime të rreme për “kurime” ose deklarata që distanca fizike nuk është efektive.

Politika e Facebook ka qenë deri tani me fshirje të atyre postimeve nga platforma.

Sipas politikës së re, përdoruesit që pëlqejnë, komentojnë ose reagojnë me një emoji në postime të tilla përpara se të fshiheshin, do të shohin një mesazh në neës feed e tyre duke i orientuar ata te një faqe të quajtur “myth busters” faqe e mirëmbajtur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Duke njoftuar masën, Guy Rosen nga Facebook, shkroi në një blogpost:

“Ne do të fillojmë të tregojmë mesazhe në Neës Feed për njerëzit që kanë pëlqyer, reaguar ose komentuar për dezinformata të dëmshme në lidhje me COVID-19 . Këto mesazhe do t’i lidhin njerëzit me mitet rreth COVID-19 të zhbëra nga OBSH”.