Konfirmohet një rast i ri me koronavirus në Korçë

KORCE

Një rast pozitiv me COVID-19 ka rezultuar në qytetin e Korçës, duke e çuar në 18 numrin në total.

Mësohet se në gjithë qarkun e Korçës janë bërë 19 tamponë, të cilët 14 në Korçë, 3 Pogradec dhe 2 në Devoll.

Lajmi për shtimin e një rasti të ri është konfirmuar nga autoritetet vendore, ndërsa pritet zyrtarizimi sot nga Ministria e Shëndetësisë.