Akin Akinozu jep mesazhin nga shtëpia e tij: Bota është shtëpia juaj e vetme…

Akın Akınözü, aktori që luan rolin e Miranit në serialin Rejan, bëri një postim të jashtëzakonshëm në llogarinë e tij në mediat sociale.

Duke ndjekur rregullat e distancimit social, Akin paralajmëroi ndjekësit e tij dhe dha këtë mesazh:

“Qëndroni në shtëpi, sepse bota është shtëpia juaj dhe qëndrimi në shtëpi është e vetmja zgjidhje që mund të hiqni qafe maskat”.

Aktori, dëshironte të shpërndante një mesazh dhe t’u jepte mbështetje ndjekësve të tij duke hedhur një foto bardh e zi nga pas xhamit së bashku me qenin e tij, duke shkruar:

Mësoni të ndaleni: sepse bota duhet të pushojë, të vetpastrohet, të shërojë plagët dhe të dëgjojë cicërimat e zogjve.

Mos harroni përparësitë tuaja: sepse po humbasim shpirtin, familjen, shtëpinë, rrugën dhe frymën.

Mendoni për të tjerët: sepse ju jeni përgjegjës për të mbrojtur diçka më të madhe se vetja, dhe ne jemi të gjithë të lidhur, pa asnjë diskriminim.

Duhet të jemi të durueshëm: sepse ngjarje si kjo kanë ndodhur dhe kanë kaluar nëpër histori. Paniku bën më shumë dëm sesa mirë.

Merrni një mësim: sepse nëse nuk e kalon këtë provim, fëmijët dhe nipërit e tu do të duhet të japin të njëjtin provim.

Dhe mos harroni: mund të ketë frikë por jo urrejtje, izolim por jo vetmi, sëmundje por jo dëmtim të shpirtit. Po vdekja mund të ndodhë, por gjithmonë mund të ketë një rilindje të dashurisë dhe lirisë.

-Qëndroni në shtëpi; sepse bota është shtëpia juaj e vetme dhe ju keni një borxh të madh ndaj saj.