Kukësi nis stërvitjen online, Shehi i kontrollon me video futbollistët

Koronavirusi ka pezulluar futbollin në të gjithë botën.

Klubet e Superiores kanë nisur të praktikojnë stërvitjen “online”. Këtë po bën aktualisht edhe Kukësi, që përmes një programi të instaluar, çdo ditë nga 6 lojtarë ushtrohen “online” pas udhëzimeve nga përgatitësi atletik Vullnet Manushi dhe trajneri Orges Shehi.

“Panorama Sport” ka siguruar një video, ku duket vetë trajneri që kontrollon ushtrimet e gjashtë lojtarëve, pikërisht Enis Gavazajt, Florent Avdylit, Vesel Limajt, Valon Ethemit dhe Bruno Lulajt. Gjithashtu ata lojtarë që jetojnë në Tiranë, i ndjek rregullisht përgatitësi atletik.

Kjo është mënyra e vetme që futbollistët të mbajnë sadopak gjendjen fizike, në mënyrë që kur të rikthehen në fushë të mos kenë humbur shumë.