Lëkundje të forta në Indi, magnituda 6.1

INDI

Sikur të mos mjaftonte përhapja e pandemisë së COVID-19, India goditet dhe nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e kësaj të diele.

Tërmeti u regjistrua me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter dhe me thellësi 10 km në orën 10 të mëngjesit me orën lokale.

Epiqendra e saj u regjistrua në det të hapur afër ishullit Mauritius.

Ndërsa situata me COVID-19 në Indi vijon të rëndohet me raste të reja që regjistrohen çdo ditë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 34 viktima si pasojë e COVID-19 me një total prej 273 personash.

Ndërsa numri it ë infektuarve në po këtë periudhë kohore ka qenë 910 të prekur duke e çuar numrin total në 8,356.