Vallja e Kukësit në karantinë, çifti shqiptar në Belgjikë bëhet “viral” në rrjetet sociale

Video mjaft interesante vijnë nga karantina.

Brihans dhe Ana Gjini, prej vitesh jetojnë në Belgjikë. Mirëpo, edhe pse larg vendlindjes ata i mbajnë ende gjallë traditat shqiptare.

Në rrjetet sociale videoja e tyre duke kërcyer vallen e “Kukësit” mori “dhenë”, duke u shoqëruar me mijëra pëlqime dhe komente pozitive. Çifi ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” në emisionin “Shqipëria Live” nga ku zbuluan se këtë gjë e bëjnë shumë shpesh dhe nuk e prisnin që të merrte vëmendje kaq të madhe. Po ashtu Brihans shtoi se ka krijuar një grup folklorik dhe shpesh bëjnë turne nëpër botë. “Vallet dhe këngët e vendit tonë, priten me kuriozitet të madh nga të huajt”, thotë Brihans.

“Ne kërcejmë gjithmonë dhe jo vetëm në karantinë. Nuk është se e mendojmë se çfarë valle do kërcejmë, thjesht na lind nga zemra. Katjushkën e kemi bërë sepse na erdhën shumë mesazhe nga qytetarët që na kërkonin që ta kërcenim, duke qenë se të dy e dinim e kërcyem. Ne nuk e kishim idenë fare që ishim bërë viralë, mamaja më konfirmoi që kishim dalë në shumë faqe në rrjete sociale. Është për t’u habitur që belgët janë mjaft të interesuar jo vetëm për kërcimet, por edhe për këngët shqiptare. Unë kam një grup folklorik dhe udhëtojmë në të gjithë botën. Dhe kudo që shkojmë e mirëpresin dhe kanë një kuriozitet të paparë për traditën tonë”, u shpreh Brihans.