“Është rritur me dele në fshat”, babai zbardh historinë e padëgjuar të kryeministrit të Anglisë

BRITANI E MADHE

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ndodhet ende në terapi intensive për shkak së është infektuar nga Covid-19, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar gjatë ditës së djeshme.

Por për të atin, Stanley Johnson, kjo është një provë që qytetari i parë anglez do ta kalojë dhe për këtë do e ndihmojë fëmijëria e tij e kaluar në fshat.

79-vjeçari ka folur nga izolimi dhe sipas Daily Mail, ai duhet të informohet për të birin vetëm përmes lajmeve.

Boris është i vendosur dhe optimist, ka deklaruar ai, duke thënë se kjo do të sjellë edhe qëndrueshmëri në organizmin e tij.

“Karakteri i djalit tim është formuar këtu dhe në një fshat të vogël që quhet Winsford. Ai është rritur në fermë kodrinore me delet dhe duke punuar me kafshët”, ka deklaruar ai.

Deri tani ende nuk ka të tjera të dhëna për gjendjen shëndetësore të Boris Johnson, nga dita e djeshme që kaloi në terapi intensive.