Nuk mundte të fliste dhe i lënë në harresë, dalja e fundit e Gëzim Krujës

Gëzim Kruja, “Mjeshtri i Madh” i humorit tashmë nuk jeton më. Ai u shua ditën e sotme të 5 prillit 2020 në moshën 80-vjeçare.

Por së fundmi humoristi shkodran ishte lënë në Harresë.

Ai ndodhej në një gjendje shëndetësore jo të mirë, ku edhe kishte humbur të folurën.

I vetmi që iu gjend pranë në 80-vjetorin e tij të lindjes ishte miku i tij Zef Deda.

Së bashku me gazetarin Senad Nikshiqi ata i bënë një surprizë Gëzimit në shtëpinë e tij, shkruan meganews.al.

Kjo ishte edhe dalja e fundit e aktorit të humorit.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. Një jetë në skenën shkodrane të humorit, ka spikatur me rolet e tij.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.