Konfirmohen 28 raste të reja me koronavirus, mes tyre edhe një fëmijë

Janë përditësuar të dhënat e koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të  fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri.

Mes tyre edhe një fëmijë.

Në një dalje për mediat, kreu i ISHP-së, Albana Fico, bëri më dije se në total janë 361 raste të infektuar në vendit.

Kujtojmë se numri i viktimave aktualisht është 20.