U dërgua në spital në gjendje të rëndë, nëna 80 vjeçare i shpëton koronavirusit

TIRANE

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar foton e daljes nga Spitali Infektiv të Nënë Vezikos, 80 vjece nga Vlora.

Manastirliu shprehet se Nënë Veziko ishte në gjendje të rëndë me Covid-19, me vështirësi më frymëmarrje, por u shërua, pas një kujdesi intensiv në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Postimi i ministres të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:

Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, me #COVID19, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi, e #shëruar🙏🏼

#FORCA ekipit të Infektivit