Sinjal pozitiv për botën?! Gjethe dhe lule të freskëta në këmbët e Krishtit të kryqëzuar në…

Disa gjethe e lule të freskëta kanë çelur në degën e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit të kryqëzuar në kishën Santi Silverio e Domitilla, në ishullin italian Ponza, në detin Tiren.

Kurora ishte thurrur nga detarët e ishullit dhe u vendos për devotshmëri në këmbët e Krishtit.

Disa gjethe të vogla kishin nisur të dilnin prej saj dhe në periudhën e Krishtlindjeve në fund të vitit të shkuar, por fenomeni u përsërit këto ditë madje dhe me disa lule të vogla, çka ka mrekulluar priftin e kishës së portit të Ponza.

“Kjo ngjarje më bën të mendoj, se prej vuajtjes Zoti nis lulëzimin e shëndetit, të paqes dhe jetës. Janë tashmë 4 muaj që ai vazhdon të na dhurojë lule e gjethe. Kjo është një shenjë shprese për ne dhe për të gjithë njerëzimin”.

Të njëjtin mendim kishin dhe besimtarët si Erika, e cila shpjegon:

“Për atë që beson, kjo është një shenjë që lutjet tona të këtyre ditëve, janë dëgjuar në njëfarë mënyre. Ky është një sinjal i mirë”, tha ajo.