Rritet numri i të infektuarve në Shkodër, konfirmohen dy raste të reja

Mbrëmjen e kësaj të shtune dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Shkodër duke e çuar në 33 numrin e përgjithshëm të infektuarve në këtë qark.

Burime për Abc News bëjnë me dije se dy rastet e reja janë dy motrat, njëra mësohet se është 80 vjeç dhe vuan nga sëmundje të tjera kronike dhe më parë është operuar në zemër.

Ndërkohë dyshohet se se rastet e fundit të konfirmuara në këtë qytet të jenë vatra të reja.